Fazliu: Drita do të jetë shumë e fortë!

Futboll

Fazliu: Drita do të jetë shumë e fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2020 Në ora: 13:44
Fazliu: Drita do të jetë shumë e fortë!

Drita nga Gjilani është ndër kandidatët kryesor në luftë për titullin e kampionit.

Skuadra gjilanase përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit, me qëllim që të janë sa më të gatshëm për sfidat që i presin, sidomos në luftë për titullin e kampionit. Drita renditet në vend të tretë me 31 pikë, ka një me pak se rivali më i madh i tyre Gjilani në pozitën e dytë dhe Ballkani udhëheq kreun me 34, kurse Prishtina mban vendin e katërt me 31, Feronikeli është i pesti me 27 sosh etj.

Kjo diferencë aq e ngushtë me pikë mes vendit të parë dhe të pestë nënkupton se stinori pranveror do të jetë jashtëzakonisht interesant dhe garë e ashpër për kreun e tabelës. Sulmuesi i rikthyer në Dritë, Astrit Fazliu, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është i kënaqur me kushtet dhe po ashtu është ambientuar mirë. “Te Drita jam ambientuar shumë mirë sepse kam gjetur edhe shumicën e shokëve, kjo është edhe një përparësi për mua.

Aty besoj që kemi me qenë një ekip shumë e fortë në pranverë”, tha Fazliu. Futbollisti ka luajtur për Feronikelin gjatë vjeshtës dhe rikthimi i tij në Dritë, padyshim se e përforcon edhe më shumë ekipin.

Fazliu flet se edhe cilat skuadra i sheh në garë të fortë për titullin e kampionit: Normalisht si rival i shoh shumë skuadra, pasi që jemi me pikë afër njëra – tjetrës. Ka shumë ndeshje deri në fund, gjithçka është e hapur dhe shpresoj që të na shkoj shumë mirë. Mendoj se do të jetë kampionat shumë interesant deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat