Reinier Jesus kryen testet mjekësore, nënshkrimi me Realin formalitet

Futboll

Reinier Jesus kryen testet mjekësore, nënshkrimi me Realin formalitet

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:09
Reinier Jesus

Reinier Jesus mund të quhet një lojtar i Real Madridit. Sulmuesi 17-vjeçar i Flamengos kreu vizitat mjekësore në Brazil për llogari të klubit madrilen dhe shumë shpejt pritet të hedhë firmën në kontratë.

Talenti brazilian do të firmosë për 7 sezone me “Los Blancos”, ndërkohë që për afrimin e tij Florentino Perez do të derdhë në arkat e klubit brazilian 30 milionë euro.

Pavarësisht se detajet për kalimin e Reinier në Madrid duken të mbyllura, sulmuesi nuk mund të transferohet në Spanjë përpara 19 janarit, datë kur ai do të mbushë 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat