Pasuesi i Eriksen vjen nga Portugalia

Futboll

Pasuesi i Eriksen vjen nga Portugalia

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:27
Pasuesi i Eriksen vjen nga Portugalia

Largimi i Christian Erikseni nga Tottenhami mund të jetë në detajet e fundit. Tashmë pritet të vendoset nëse danezi do të largohet që në merkaton e janarit apo do të presë përfundimin e sezonit për t’u ndarë nga londinezët si lojtar i lirë.

Për momentin, duket më e fortë hipoteza e një largimi që në janar, me Interin që ka shprehur interes konkret për të.

Por largimi i mundshëm i Eriksenit që në janar duket se nuk i ka gjetur të papërgatitur Mourinhon dhe drejtuesit e Tottenhamit, të cilët e kanë gati emrin për të zëvendësuar danezin. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Benficas, Gedson Fernandes.

Klubi anglez është pranë marrëveshjes me portugezët, por ende nuk bëhen të ditura shifrat e këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat