Ademi vizitoi Federatën e Futbollit të Katarit 

Futboll

Ademi vizitoi Federatën e Futbollit të Katarit 

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:40
Ademi vizitoi Federatën e Futbollit të Katarit 

Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, Agim Ademi ka vizituar sot seline e Federates se Futbollit te Katarit, me c’ rast u prit nga nenkryetari i kesaj Federate, Saoud Al Mohannadi (qe eshte gjithashtu edhe nenkryetar i Konfederates Aziate te Futbollit. AFC) dhe sekretari gjeneral, Mansoor Mohammed Al Ansri.

Ne kete takim Kryetari Ademi dhe zyrtarte e Federates se Katarit njoftuan palen tjeter per futbollin ne shtetin perkates dhe shkembyen ide per format e mundshme te bashkepunimit.

Nje prej ceshtjeve me te rendesishme qe Kryetari Ademi diskutoj me zyrtaret e Federates se Katarit ishte ceshtja e donacionit eventual te infrastuktures qe Katari po e pergatit per Kampionatin Boterore te vitit 2022 dhe qe do te ipet si donacion pas atij Kampionati.

Tashme jane vene kontaktet e para ne lidhje me kete ceshtje dhe do te vazhdojne diskutimet edhe ne te ardhmen.

Pervec donacionit ne infrastukture, palet u pajtuan qe te bashkepunojne edhe ne forma te tjera, kurse Presidenti Ademi kerkoj nga Federata e Katarit qe te assistoj edhe gjetjen e ndonje menyre per tu mundesuar klubeve kosovare kampe pergatitore dimerore ne kete vend.

Gjithashtu nenkryetari i Federates se Katarit, Al
Mohanndi ka ftuar Presidentin Ademi qe te jete musafir nderi ne ndeshjen e Superkupes se Azise qe zhvillohet me 14 shkurt ne Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat