Simeone: Valverde e fitoi ndeshjen me ndërhyrjen në Moratan

Futboll

Simeone: Valverde e fitoi ndeshjen me ndërhyrjen në Moratan

Më: 13 janar 2020 Në ora: 10:05
Valverde

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se ndërhyrja e Fede Valverdes në Alvaro Moratan ishte momenti vendimtar në disfatën kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Mesfushori uruguaian e bëri një ndërhyrje në Alvaro Moratan, kur ky i fundit kishte qenë afër të shënojë gol në kohën shtesë. Valverde u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo ia dha mundësinë Real Madridit të fitojë në penallti.

“Ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes”, tha Simeone, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.

“Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij”.

“Mendoj se është plotësisht e kuptueshme që Valverde ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes sepse Valverde ia fitoi Real Madridit ndeshjen me atë veprim të tij”.

Të dyja rivalet e qytetit patën raste për të shënuar gola gjatë ndeshjes, të cilat megjithatë s’i shfrytëzuan. Më vonë, Simeone e vlerësoi edhe ndeshjen në përgjithësi.

“E filluam ndeshjen shumë mirë në 20 apo 25 minutat e parë. Real Madridi u përmirësua në 15 minutat e fundit të pjesës së parë”, shtoi Simeone.

“Në pjesën e dytë, situata ndryshoi. Ata patën raste, por ne ishim gjithmonë të pozicionuar mirë me disa aksione të mira sulmi kundër tyre”.

“Momenti më i rëndësishëm ishte Valverde, i cili e mori një vendim të drejtë për skuadrën e tij dhe na parandaloi ta shënojmë golin që mund ta kishte vendosur ndeshjen”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat