Diçka po ndodh, Bartomeu dhe Valverde u takuan në qendrën stërvitore të Barçës

Futboll

Diçka po ndodh, Bartomeu dhe Valverde u takuan në qendrën stërvitore të Barçës

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

A është dita kur Barcelona përfundimisht do ta shkarkojë Ernesto Valverden?

Gjatë ditës së sotme, në qendrën stërvitore të Barcelonës, përveç futbollistëve ka zbritur një tjetër njeri, numri një i klubit, Jose Bartomeu.

Sipas asaj që raporton ‘Mundo Deportivo’, Bartomeu dhe Valverde kanë pasur një takim në qendrën stërvitore, por që natyrisht, ende nuk dihet çfarë në të vërtetë është diskutuar.

Valverde është parë i buzëqeshur duke dal nga qendra stërvitore e klubit.

Mediat në Spanjë spekulojnë se Valverde mund të shkarkohet nga dita në ditë, pasi klubi dëshiron të shpëtojë sezonin duke emëruar dike tjetër në stol.

Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez tashmë i kanë thënë jo katalonasve, Mauricio Pochettino dhe Max Allegri janë kandidatët më të mundshëm për ta zëvendësuar Valverden.

Madje, në orën 15:00 do të mblidhet i gjithë bordi i Barcelonë dhe do të udhëhiqet nga Josep Bartomeu, sinjale se diçka do të ndodhë gjatë ditës së sotme… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat