Mourinho kapet me lojtarin e tij: Nuk po jep maksimumin!

Futboll

Mourinho kapet me lojtarin e tij: Nuk po jep maksimumin!

Më: 13 janar 2020 Në ora: 17:30
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur në lidhje me situatën e Christian Eriksen te skuadra e tij.

Portugezi mendon se danezi nuk është në maksimumin e tij dhe arsyeja dihet. Mesfushori do të largohet, ndërsa Tottenhami nuk po i jep besim, pasi do të largohet. 

"Një lojtar në situatën e tij, edhe nëse do të japë maksimumin..., nuk po e kritikoj atë. Është normale, një lojtar në situatën e tij nuk jep maksimumin.

Eriksen po na ndihmon në ndeshjet që ka luajtur. Ai ka patur përformancë të mirë në ndeshjet që ka luajtur. Ai kontribuoi në ndeshjet ndaj Olympiakos dhe Norwich. Danezi do të luajë nesër. Ndeshjen e radhës do ta kemi të shtunën dhe ndoshta luan dhe të shtunën. Nuk mund të them më shumë", - tha Mourinho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat