Largimi i Ernesto Valverdes, Barcelona tashmë e ka gjetur trajnerin e ri

Futboll

Largimi i Ernesto Valverdes, Barcelona tashmë e ka gjetur trajnerin e ri

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:23
Quiquie Setien

Barcelona ka vendosur që t'i ndajë rrugët sot me trajnerin aktual të skuadrës, Ernesto Valverde.

Në një takim mes bordit të klubit sot është vendosur shkarkimi i Valverdes nga posti i trajnerit.

Valverde do të paraqitet edhe nesër në stërvitje, ku do të përshëndetet me futbollistët dhe stafin.

Tashmë, Barcelona duket se e ka gjetur edhe pasardhësin e Valverdes.

Bëhet fjalë për Quiquie Setien, ish-trajnerin e Las Palmas dhe Real Betisit.

Sipas 'RAC1', përfaqësuesit e Setian tashmë kanë arritur në Barcelonë për t'i negociuar detajet e kontratës me katalunasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat