Në krizë për gola, Simeone ka një plan B për sulmin

Futboll

Në krizë për gola, Simeone ka një plan B për sulmin

Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:01
Diego Simeone

Alexandre Lacazette rikthehet të jetë në objektivin e Atlético Madrid. Sulmuesi francez, sikurse raportohet nga media spanjolle “Marca” është mes të preferuarve të trajnerit Diego Simeone, në rast se “Colchoneros” nuk do ia dalin mbanë të finalizojnë transferimin e Edinson Cavani.

Madrilenët po vuajnë një krizë të sulmit këtë sezon me vetëm 22 gola në 19 ndeshje të La Liga. Vetëm 8 ekipe nga La Liga kanë shënuar më pak gola se Atletico Madrid, edhe pse “Colchoneros” renditen në vend të tretë të klasifikimit, falë mbrojtjes më të mirë, bashkë me Real Madrid.

Sulmuesi 29-vjeçar, Lacazette është protagonist i një fillim sezoni zhgënjyes me Arsenal në Premier League, me vetëm 6 gola të realizuar në 19 ndeshje. Për më tepër që më kontratën në skadim në vitin 2022 dhe pa kontakte rinovimi, e ardhmja e francezit te Arsenal duket të jetë e shkurtër, duke stimuluar kështu transferimin e tij te Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat