Mediumi gjerman: Rashica drejt Dortmundit për ta zëvendësuar Sanchon

Futboll

Mediumi gjerman: Rashica drejt Dortmundit për ta zëvendësuar Sanchon

Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:17
Milot Rashica

Mediumi BVBBuzz, e cila merret me publikimet më të reja të lajmeve rreth skuadrës së Dortmundit, ka treguar tri opsionet e mundshme të kësaj skuadre për ta zëvendësuar Jadon Sanchon.

Sancho pritet të largohet nga skuadra gjermane andaj klubi është duke shikuar për futbollistët që mund të plotsojnë mungesën e tij.

Sipas këtij mediumi njëri nga opsionet për ta zëvndësuar është edhe futbollisti Milot Rashica.

“Rashica kishte pasur një magji dy vjeçare me skuadrën holandeze, Vitesse. Rashica ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga e gjithë bota, ku përveq Dortmundit për të janë të interesuara edhe klube nga Premier Liga. Rashica do t’i siguronte skuadrës një sulmues të testuar të Bundesligës i cili është i gatshëm të rrezikoj skuadrat më të mira të ligës po ashtu ai e ka bërë zakon të shënoj kundër Bayern Munich. Performancat e tij me Ëerder Bremenin dhe në ndeshjet kundër Bayern Munich janë një shembull i shkëlqyeshëm se çfarë mund t’i sjellë kësaj skuadre” shkruan mediumi gjerman.

Po ashtu ky medium ka shkruar edhe për vlerën e Rashicës në tregun e transferimeve duke thënë se mund të jetë një transferim i mundshëm.

“Vlera e tanishme në treg e Rashicës është 36 milionë euro mirëpo vlera e transferimit të tij mund të shkoj deri në 40 milionë euro nëse ndonjë klub tenton që ta transferojë atë, mirëpo me paratë e fituara nga shitja e Sancho ky transferim do të ishte i mundur”, përfundoi BVBBuzz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat