Synon Euro 2020!

Futboll

Synon Euro 2020!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:37
Synon Euro 2020!

Operacioni i Nicolo Zaniolos ka dalë me sukses. Mesazhe të shumta inkuarajuese nga e gjithë bota e futbollit kanë shkuar për talentin e Romës i cili në sfidën ndaj Juventusit të dielën në mbrëmje, dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë.

Ky sezon mund të konsiderohet i përfunduar për talentin e Romës i cili shpreson të ketë fatin e Francesco Tottit ish-kapitenit legjendar të verdhekuqëve i cili në vitin 2016-të pësoi një dëmtim të ngjashëm me Zaniolon madje e pësoi në 19 shkurt dhe u rikuperua në kohë për Kupën e Botës që filloi në 12 qershor, edhe Nicolo shpreson të jetë gati për Euro 2020.

Trajneri Roberto Mancini i ka uruar shërim të shpejtë dhe i ka bërë të ditur se shpreson që Zaniolo të rikthehetmë i fortë se më parë.

Ndërkohë vetë lojtari pas operacionit në Villa Stuart në kryeqytetin italian, ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa shkruan: “ Faleminderit të gjithëve për përkrahjen që më keni dhënë gjatë këtyre orëve. Pres me padurim momentin për t’u rikthyer. Forca Roma!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat