Munishi: Si klub ju kemi shpall luftë dallavergjive, hajnave dhe servilave

Futboll

Munishi: Si klub ju kemi shpall luftë dallavergjive, hajnave dhe servilave

Nga: K. G. Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:41
Munishi dhe Kabashi

Kryetrajneri i Ballkanit nga Theranda, Ismet Munishi, ka bërë një përshkrim interesant në profilin e tij në facebook. “Statusi i Presidentit të Ballkanit Arsim Kabashi në llogarinë e tij në fcb dje , është pasojë e fenomenit kur një njeri i ndershëm mundohet të bëjë diçka të mirë në futbollin e Kosovës ku për fat të keq ka shumë probleme dhe gjatë rrugës ka has në vështirësi.

Cilat janë vështirësitë në futbollin tonë? Niveli intelektual është nën mesataren, niveli i servilitetit shumë mbi mesataren, niveli i burrnisë barazi me zero, niveli i rrenës shumë përmbi mesatare, kur është përball me këto fenomene normalisht që zhgënjimi ka qenë prezent.

Nëse Arsim Kabashi e ka rregullu Ballkanin nga një klub mediokër i ligës së parë në gjigant të futbollit kosovar dmth po dika diçka. Ne e kemi për detyrë ti ruajmë këta njerëz se Presidentët investitorët janë më meritorët për suksesin e futbollit të Kosovës që ka sot.

Ti ruajmë duke pas marrëdhënie korrekte, duke pas drejtësi dhe sinqeritet e di që e keni të vështirë se këto vyrtyte janë të panjoftuar për juve, por besoni ja vlen te provoni. Sepse ne si klub ju jemi shpall luftë dallavergjive, hajnave dhe servilave”, shkruan Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat