Eriksen ka një lajm fantastik për Interin

Futboll

Eriksen ka një lajm fantastik për Interin

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:56
Eriksen

Inter është gjithnjë e më afër transferimit të mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se Nerazzurrët kanë marrë sinjale pozitive nga përfaqësuesit e yllit danez në lidhje me transferimin e tij në Milano.

Gjatë mesjavës, menaxheri i Eriksenit pritet të mbërrijë sërish në Itali për të sqaruar detajet e fundit me Interin para se të tentohet marrëveshja finale me Spurs.

Megjithatë, vijnë sinjale se kërkesa dhe oferta mund të përafrohen dhe Eriksen mund të transferohet tek Inter, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat