Është një histori interesante e klubeve të futbollit siç bie fjala Borci i asaj kohe, ndërsa sot quhet Ferizaj, ku ka pasur disa emra të njohur.
Duhet veçuar Fehmi Hysenin, që një kohë ka luajtur edhe për Prishtinën në Ligën e dytë ish jugosllave, në vitin 1989-1991.
Në foton e vitit 1983, e dërguar nga Xhevat Luzha, janë trajneri Ilaz Dabinovci (i ndjerë), Naser Mustafa, Kadri Ahmeti (i ndjerë ), Luan Alija, Lepoviq, Aleksandar Jovanoviq, Qerim Shaqiri - Rusi.
Ulur: Ahmet Shabani -Xhyla, Muhamet Avdyli, Fehmi Hyseni - Keri , Arsim Zeka dhe Xhevat Luzha.