Ylli i Barçës i bën like shkarkimit të Valverde-s, Setien e shpërblen

Futboll

Ylli i Barçës i bën like shkarkimit të Valverde-s, Setien e shpërblen

Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:03
Riqui Puig

Nuk është hera e parë që një lojtar bën një "like" në rrjetet sociale kundër një personi të së njëjtës skuadër, por me lamtumirën e Valverde-s ka ndodhur edhe te Barcelona.

Riqui Puig, mesfushori i ekipit të dytë të Barçës, ka "pëlqyer" lajmin e shkarkimit të Valverde-s. Dhe për ironi të fatit, pikërisht sot, në ditën e tij të parë si trajneri i klubit katalanas, Quique Setien e ka grumbulluar me ekipin e parë.  

Një zgjedhje e rëndësishme ajo e ish-trajnerit të Betis-it, që e ka grumbulluar të riun të stërvitet me ekipin e parë pavarësisht zërave të flasin për një largim të tijin në këtë merkato të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat