Gjoka: Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses

Futboll

Gjoka: Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses

Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:19
Gjoka: Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses

Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Ernest Gjoka për kanalin e klubit ka folur për fazën përgatitore, merkaton e realizuar dhe pretendimet për gjysmësezonin pranveror.

“Sigurisht jemi në një fazë të rëndësishme të përgatitjeve të larta fizike, jemi në një moment të vështirë, sidomos për lojtarët sepse janë ngarkesat e larta fizike dhe kjo ka një lodhje. Ne me stafin tim jemi munduar të përcaktojmë dhe ta ndajmë në disa etapa këtë periudhë. Faza e parë e përgatitjeve të larta fizike ka filluar që ditën e hënë të javës së kaluar dhe deri me nisjen për në Antalia do të jetë një fazë shumë e ngjeshur nga ana fizike.

Pjesa kryesore e ngarkesave do të jetë e anës fizike që përfshin punën në palestër dhe ngarkesat e larta pa top, por sigurisht edhe duke u alternuar në mënyrë graduale për të arritur maksimumin e anës fizike. Pjesa e dytë e përgatitjes do të vazhdojë në Antalia ku përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojmë të sjellim skuadrën sa më shpejtë në formë”, tha ai.

“Sa i përket merkatos mendoj se Shkëndija është një skuadër e plotësuar me lojtarë. Ne kemi një skuadër që unë besoj se kemi cilësi brënda, kemi edhe lojtarët kyç të skuadrës, por sigurisht që kemi bërë disa ndërhyrje në ato pika që ne kemi menduar se kemi pasur munguesa. Kështu që edhe sa i përket merkatos, mendoj se Shkëndija gradualisht është plotësuar në total.

Por merkato do të jetë e gjatë dhe mendoj se në qoftë se do kemi mundësi ose do na vijë ndonjë lojtar që mund të jetë një lojtar që do na sjellë akoma më shumë cilësi, një lojtar që do të ishte ndoshta i ndonjë ekipi kombëtar, pse jo edhe në Ballkan apo edhe jashta Ballkanit në Europë, ne nuk do të themi jo! Por sigurisht brenda atyre mënyrave dhe strategjisë që ne mendojmë se mund të na hyjë në punë dhe të na sjellë edhe cilësi edhe freski dhe sidomos besim për të ecur përpara”, thotë Gjoka.

“Ne shpresojmë shumë që do të bëjmë maksimumin tone. Do të bëjmë gjithçka për të arritur të zvogëlojmë atë madhësi pikësh që kemi nga vendi i parë, për të parë përpara. E thash më herët që Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses. Është ndërtuar për të qenë lokomotiva e futbollit në kampionatin maqedonas dhe unë shpresoj dhe besoj se gjithë bashkë do ia dalim”, përfundoi Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat