Napoli kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Napoli kualifikohet në çerekfinale

Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:06
Napoli kualifikohet në çerekfinale

Napoli është rikthyer të fitojë dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë në futboll, teksa mposhti me rezultatin final 2:0 Perugian në stadiumin “San Paolo”.

Të kaltrit e drejtuar nga Genaro Gattuso dominuan takimin dhe krijuan një mori rastesh, por golat e vetëm të ndeshjes u shënuan nga kapiteni Lorenzo Insigne (26' e 38'), në të dy rastet me penallti.

Perugia nga ana tjetër bëri shumë pak për të shmangur disfatën, teksa në fundin e pjesës së parë pati mundësinë më të mirë për të rihapur takimin, por Iemmello gaboi nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Napoli siguron kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, ku pritet të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat