Man. United rrëmben yllin e Napolit, Gattuso tërbohet me drejtuesit

Futboll

Man. United rrëmben yllin e Napolit, Gattuso tërbohet me drejtuesit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:47
Gennaro Gattuso

Manchester United duke se ka arritur marrëveshjen me Napolin për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly. Ekipi i "Djajve të Kuq" ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin italian dhe në verë do të marrë në Old Trafford yllin e Napolit. 

Koulibaly dëshiron një largim nga napolitanët, pasi nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e presidentit Aurelio De Laurentiis gjatë këtij sezoni. Senegalezi pritet të kalojë në Angli për një shifër prej 70-75 milionë eurosh. Gazetari italian, Fabio Santini, e konsideron të kryer diçka të tillë. 

"Napoli do të shesë Kalidou Koulibaly te Manchester United për 70-75 milionë euro dhe gjithçka duket se është vendosur. Një marrëveshje e tillë do të mbyllet vetëm në qershor dhe jo në merkaton e janarit", - tha ai për Il Processo. Trajneri Gennaro Gattuso ka qenë kundër një lëvizje të tillë. Ai nuk dëshiron që lojtari të largohet! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat