PSG pritet që të paguajë këtë shumë që Tottenham e kërkon

Futboll

PSG pritet që të paguajë këtë shumë që Tottenham e kërkon

Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:39
Eriksen

PSG pritet që të paguajë këtë shumë që Tottenham e kërkon brenda këtij muaji por Eriksen duket se dëshiron që të largohet për në Itali

Christian Eriksen mund të mbetet në Tottenham për tërë sezonin, pasi që klubi i tij aktual është shumë larg arritjes se një marrëveshje me Interin.

Klubi italian është zgjedhje e parë e danezit dhe marrëveshja personale do të jetë lehtë e arritshme me lojtarin që i skadon kontrata në verë, por Spurs nuk dëshirojnë ta largojnë atë nga ekipi pa 25 milionë funte, kurse Interi ka ofruar vetëm 8-10 milionë funte.

Paris Saint-Germain mund të merr avantazhin pasi që nuk e kanë problem ta paguajnë këtë shumë, por Eriksen dhe kampi i tij nuk mendojnë se skuadra nga Parc des Princes është e duhura për lojtarin.

Por, ky nuk është rasti i vetëm pasi që Eriksen dëshiron që të punojë me Antonio Conte në Inter. Derisa danezi shihet si një lojtar që mund ta bëj diferencën në luftën e Interi me Juventusin për titull në Itali, e në këtë rast trajneri ka rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat