Valon Berisha vlerësohet me notën 7.1

Futboll

Valon Berisha vlerësohet me notën 7.1

Më: 14 janar 2020 Në ora: 21:49
Valon Berisha

Valon Berisha pas një kohe të gjatë ka kompletuar një ndeshje nga minuta e parë deri në të fundit për Lazion.

Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e fitoi kundër Cremenesse me rezultat 4:0, në kuadër të Kupës së Italisë në rundin e 16-të.

Sipas “Sofascore” reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar me notën 7.1.

Kjo ishte një paraqitje shumë e mirë e mesfushorit 27 vjeçar, i cili ka hasur në probleme të shumta me klubin italian, për shkak të lëndimeve.

Futbollisti i ndeshjes është zgjedhur Jonny me notën 9.0. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat