Interi deklason Cagliarin, kalon tutje në Kupën e Italisë

Futboll

Interi deklason Cagliarin, kalon tutje në Kupën e Italisë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Interi e ka mundur me rezultat 4-1 Cagliarin për të kaluar në rrethin tjetër të Coppa Italia. Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Romelu Lukaku që ka shënuar dy gola

Interi ka vazhduar me formën e mirë edhe në Kupë të Italisë, ku e ka mposhtur me rezultat 4-1 Cagliarin.

Romelu Lukaku ka qenë kryefjala e kësaj ndeshje pasi që ka shënuar dy gola dhe ka qenë vazhdimisht i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes.

Që në sekondën e 22 Interi shënoi gol dhe ishte pikërisht Lukaku që shënoi pas një kundërzbritje të shpejtë te të Interit që në minutën e parë të ndeshjes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 22-të ku kësaj shënon Borja Valero i cili u asistua nga Nicolo Barella.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.

Romelu Lukaku hapi serinë e golave në pjesën e dytë ku shënoi në minutën e 49-të duke shënuar me kokë.

Cagliari reagon me një gol në minutën e 72-të, ku shënon Christian Oliva kurse rezultati përfundimtar vuloset nga mbrojtësi i Interit Andrea Ranocchia në minutën e 80-të.

Me këtë fitore Inter kualifikohet për rrethin tjetër të garave në Coppa Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat