Messi kujton ditën e transformimit: Ishte një surprizë për mua

Futboll

Messi kujton ditën e transformimit: Ishte një surprizë për mua

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:21
Leo Messi

Leo Messi ka folur për transformimin e tij në nëntë false gjatë kohës kur punonte me Pep Guardiola-n. Në një intervistë të dhënë për DAZN, ai ka thënë:

"Kalimi në falso nueve ka qenë një surprizë për mua. Një ditë para ndeshjes me Real Madrid-in në 2009-ën, Guardiola më kërkoi të shkoja në zyrën e tij".

"Më tha se kishte parë shumë ndeshje të Real-it, si gjithmonë. Kishte folur me Tito Villanova-n dhe kishin menduar të më aktivizonin si nëntë false".

"Eto'o dhe Henry në krahë dhe unë në qendër, me detyrën për t'u ulur drejt mesfushorëve. Ideja ishte që të ndiqesha nga qendërmbrojtësit e Real-it, duke i krijuar hapësira dy sulmuesve të krahut për të depërtuar mbrapa krahëve të tyre. Kështu ka ardhur goli i Henry".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat