Mingolet: Sulmuesit e Club Brugge janë më të mirë se Firmino!

Futboll

Mingolet: Sulmuesit e Club Brugge janë më të mirë se Firmino!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:29
Simon Mignolet dhe

Simon Mignolet, ish portier i Liverpoolit ka befasuar me deklaratën e fundit, ku thotë se Roberto Firmino nuk është një finalizues i mirë i aksioneve.

31-vjeçari pas largimit nga Liverpool ka kaluar në Belgjikë tek skuadra e Club Brugge.

Kur e gjithë Evropa po flet për Liverpoolin dhe suksesin e tyre, Mignolet beson se ai ka parë lojtar të një niveli të ngjashëm – ose edhe më të mirë në Belgjikë.

“Të dy Hans Vanaken dhe Ruud Vormer janë finalizues shumë të mirë,” tha ai për Het Laaste Nieuws.

“Roberto Firmino dhe Mo Salah janë natyrisht futbollistë të jashtëzakonshëm, por Firmino nuk është një finalizues i lindur. Unë madje guxoj të them që Hans dhe Ruud janë më të mirë se Roberto Firmino. Dhe se ata janë të një niveli të krahasueshëm me Mo”, vazhdoi ai.

“Kur Hans dhe Ruud më shënojnë gola në stërvitjet ata thonë ‘Huhhh kjo është diçka ndryshe prej atyre që të kanë realizuar Mo dhe Firmino”, përfundoi Mignolet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat