Christian Eriksen ka pranuar të bashkohet me Interin që në afatin e janarit.
Sipas Fabrizio Romanos, danezi ka pranuar ofertën e skuadrës italiane që e ka kërkuar qe një kohë.
Tashmë ka mbetur vetëm të ketë një dakordim në mes të Tottenham dhe Interit.
Eriksenit i përfundon kontrata në qershor dhe Interi do të mundohet ta marr me një çmim të ulët.
Sipas raportimeve të mëhershme, zikaltërit do të paguajnë rreth 20 milionë për këtë transferim.