Barcelona kalon Real Madridin, bëhet klubi më i pasur në botë - Bota Sot
Barcelona kalon Real Madridin, bëhet klubi më i pasur në botë

Futboll

Barcelona kalon Real Madridin, bëhet klubi më i pasur në botë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Barcelona ka kapërcyer Real Madridin dhe tani është klubi me të ardhurat më të mëdha të çdo klubi në botë.

Askush nuk mund të prekë klubin katalan, që fiton më shumë se kushdo tjetër, madje edhe se ekipet e mëdha të Premierligës.

Barcelona është ngritur në krye të Deloitte Football Money League për herë të parë pas të ardhurave rekord prej 840.8 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21.7 përqind nga sezoni i kaluar.

Ata gjithashtu kanë regjistruar një diferencë rekord midis tyre dhe Real Madridit, të cilët renditen në vendin e dytë, 83.5 milionë euro larg.

Real Madrid, nga ana e tyre, ka parë gjithashtu një rritje prej 0.9 përqind në 757.3 milionë euro pavarësisht humbjes së vendit të parë.

Pas tyre vijnë Manchester United në vendin e tretë, me 45.9 milionë euro.

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kompletojnë pesë të parët.

Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat