Marash Kumbulla i bashkohet Interit në verën e ardhshme

Futboll

Marash Kumbulla i bashkohet Interit në verën e ardhshme

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:41
Marash Kumbulla`

Interi i ka siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla. Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të vazhdojë të luajë te Verona deri në verën e ardhshme.

Dhe, në qershor do t’i bashkohet klubit të madh italian. Për këtë futbollist Interi do t’ia paguajë Veronës një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Për ta garantuar marrëveshjen e arritur në mes dy klubeve Interi pritet ta huazojë ndonjë lojtar të vetin në Verona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Në këtë mënyrë Interi fiton konkurrencën që e kishte për futbollistin shqiptar nga tri klubet e mëdha angleze, Chellsea, Manchester United dhe Evertoni.

Kumbulla është bërë njëri prej emrave më të përfolur në këtë afat kalimtar në Serie A.  19-vjeçari pati paraqitje të shkëlqyeshme me Veronën në 12 paraqitje duke rënë në sy të klubeve të mëdha italiane dhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat