Kaubojsi kërcënon McGregorin

Futboll

Kaubojsi kërcënon McGregorin

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:26
Kaubojsi kërcënon McGregorin

Më 18 janar, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-246 në artet marciale mikse dhe të gjithë presin me padurim rikthimin në kafaz të Conor McGregor. Irlandezi do të duelojë ndaj kaubojsit Donald Cerrone, ndërkohë që të gjitha biletat e këtij eventi janë shitur.

Cerrone, në një deklaratë për mediat ka zbuluar taktikën që do të përdorë në këtë përballje ndaj McGregor. “E di që duhet të provoj ta hedh në tokë si mundës, siç bëri Khabib, por nuk do të veproj ashtu”, tha Cerrone.

“Mua më pëlqen të dueloj më shumë me këmbë dhe ta hedh kundërshtarin në tapet duke e goditur me shqelma. Thonë që Conor ka një goditje të fortë, ndaj dua të vë në provë.

Nuk e di nëse është vendim i gabuar apo jo, por kjo është zgjedhja ime. Dua të shoh a jam në gjendje t’i rezistoj të majtës së tij, por dua gjithashtu të shoh nëse është në gjendje Conor t’u rezistojë shqelmave të mi”, u shpreh Cerrone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat