Mungon vetëm zyrtarizimi, sulmuesi i Chelsea-s i bashkohet Interit

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi, sulmuesi i Chelsea-s i bashkohet Interit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:03
Chelsea

Giroud pritet të jetë përforcimi i radhës i Antonio Contes tek Interi.

Sipas asaj që shkruan Sky Sports, 5 milionë euro plus bonuse pritet të paguajë skuadra e Interit për sulmuesin francez.

Gjithçka është drejt finalizimit dhe së shpejti pritet të ndodhë zyrtarizimi.

Giroud ishte një nga kërkesat e Contes, i cili e sheh sulmuesin veteran si një vlerë të shtuar në luftën për titull në Serie A.

Giroud nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe që nga ardhja e trajnerit Frank Lampard, këtë sezon është paraqitur në vetëm 5 ndeshje për Chelsean ku nuk ka shënuar asnjë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat