Kur Sanxhaku sulmoi Arkanin, KF Prishtinën fantome dhe demoluan autobusin Kosovatrans

Futboll

Kur Sanxhaku sulmoi Arkanin, KF Prishtinën fantome dhe demoluan autobusin Kosovatrans

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:53
Kur Sanxhaku sulmoi Arkanin, KF Prishtinën fantome dhe demoluan autobusin Kosovatrans

Novi Pazari nuk e ka duruar në asnjë formë praninë e kriminelit Zhelko Razhnatoviq-Arkan (i vrarë në vitin 2000 në Serbi).  

Arkani u bë kryetar i klubit të futbollit Prishtina fantome në vitin 1992 dhe në vitin 1993, me 10 tetor,  kishte shkuar me Prishtinën fantome kryesisht e përbërë me serb, me ndonjë boshnjak e malazez në përbërje, të luajë me Novi Pazarin dhe u sulmuan nga “Torcida”.  

Prishtina fantome dhe Arkani u sulmuan si klub kriminal, ishte thyer autobusi “Kosovatrans” dhe makina e kriminelit Arkan.

Aty Arkani e kishte pa reagimin e Novi Pazarit dhe e dinte se Sanxhaku kishte me mbi 90 për qind të popullatës me prejardhje shqiptare. Kjo video që është kahmoti, duhet kujtuar me mijëra e mijëra herë dhe me pa reagimin e  një tifozeri të Sanxhakut, me aq forcë e trimëri kundër kriminelit Arkan.

‘Torcida” e kishte të qartë se nuk ishte Prishtina e vërtetë, Prishtina e shqiptarëve por ajo fantome!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat