Napoli nënshkruan me Labotkan, tani radha e Rrahmanit

Futboll

Napoli nënshkruan me Labotkan, tani radha e Rrahmanit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:59
Stanislav Lobotka

Napoli ka lajmëruar zyrtarisht transferimin e Stanislav Lobotka nga Celta Vigo për 20 milionë euro plus bonuset

Për marrëveshje janë duke punuar që disa javë kurse testet mjekësore i ka kryer të shtunën, por janë vonuar detalet e nënshkrimit të kontratës.

Sllovaku 25 vjeçar do të merr pjesë në stërvitje sot bashkë me shokët e tij të ri të skuadrës.

Raportohet se ky operacion i ka kushtuar 20 milionë euro Napolit, i cili mund të rritet nëse jepen 4 milionë euro të tjera bashkë me bonuse.

Lobotka do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2024.

Ky është transferi i dytë në janar nga Napoli pasi ata transferuan Diego Demme për 12 milionë euro nga RB Leipzig.

Pas Labotkas pritet për Napoli të nënshkruajë edhe Amir Rrahmani por që do të huazohet në Verona deri në fund të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat