Ndahet nga jeta kryetari i parë i Vllaznisë

Futboll

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Vllaznisë

Nga: Aziz Zuka Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:45
Ndahet nga jeta kryetari i parë i Vllaznisë

Është ndarë nga jeta sot në orët e pasdites Feriz Pira, njëri nga themeluesit dhe kryetar i parë i KF Vllaznia të Pozharanit, lajmin e kanë kumtuar familjarët.

E lidhur me ndarjen nga jeta me një postim e ka konfirmuar edhe udhëheqësia e klubit Vllaznia në faqen e saj zyrtare të cilin thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta te njërit nga themeluesit dhe kryetarit të parë te KF Vllaznia, Feriz Pira.

Kryesia e klubit edhe gjithë anëtarët e saj shprehin ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes Pira dhe të gjithë futbolldashësve pozharanas, shokëve, miqve dhe sportdashësve për humbjen e një punëtori të devotshëm sportiv siç ishte i ndjeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat