Dybala dhe Higuain dhurojnë ‘show’, Juventus prek çerekfinalen

Futboll

Dybala dhe Higuain dhurojnë ‘show’, Juventus prek çerekfinalen

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:46
Dybala dhe Higuain

Juventus është skuadra tjetër çerekfinaliste e Kupës së Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ kanë mposhtur lehtësisht me rezultat 4:0 Udinesen në ‘Allianz Stadium’, të mërkurën mbrëma.

Sfida ndaj Udinese, nxori në pah formën e mirë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, që udhëhoqën Juventusin drejt kësaj fitore.

Ishte fillimisht Higuain që në minutën e 16’ kaloi Juventusin në epërsi, pas një asistimi të pranuar nga Paulo Dybala.

Pas dhjetë minutave, Dybala u përkujdes për dyfishimin e epërsisë, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Në pjesën e dytë, kjo dyshe argjentinase u përkujdes edhe për golin e tretë, kur Higuain asistoi te Dybala, me këtë të fundit që shënoi për 3:0.

Rezultatin përfundimtar, e vendosi Douglas Costa, që shënoi nga penalltia (61’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat