Arsenal humb apelin, Aubameyang pezullohet për tri ndeshje

Futboll

Arsenal humb apelin, Aubameyang pezullohet për tri ndeshje

Më: 16 janar 2020 Në ora: 00:08
Arsenal

Arsenali do të jetë pa Pierre-Emerick Aubameyang për tri ndeshje pasi apeli për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Crystal Palace ka qenë i pasuksesshëm.

Topçinjtë i kanë kërkuar FA të konsiderojë edhe njëherë dënimin e dhënë drejt kapitenit të tyre pas faullit të tmerrshëm të sulmuesit ndaj Max Meyer.

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit mori karton të verdhë nga arbitri Paul Tierney, i cili ndërroi e ndryshoi pas konfirmimit të VAR që kartoni duhet të ishte i kuq.

Auba do të humbasë ndeshjet ndaj Sheffield, Chelsea dhe Bournemouth.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat