“Kam derdhur shumë lot, por ia dola”, mesazhi prekës i Baggio-s për yllin e Serisë A

Futboll

“Kam derdhur shumë lot, por ia dola”, mesazhi prekës i Baggio-s për yllin e Serisë A

Më: 16 janar 2020 Në ora: 00:14
Roberto Baggio

Zaniolo ka një tifoz të rëndësishëm.

Pas dëmtimit në gju, mesfushori i Roma-s dhe Italisë do të luftojë për t'u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në fushë në mënyrë që të mos humbasë takimin e kësaj vere me Euro 2020.

Roberto Baggio, ish-numri 10 historik i Italisë, ka folur në lidhje me rikuperimin e futbollistit në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport. "Bishtaleci Hyjnor" arriti të rikuperonte nga një dëmtim serioz në gju pas vetëm 77 ditësh.

"Vullneti bën diferencën në këto raste. Sigurisht, gjëja kryesore është që operacioni të jetë i suksesshëm".

"Ashtu si Nicolo, edhe unë kisha një objektiv për të arritur brenda një kohe të shkurtër. Unë kisha Botërorin në 2002-shin, ai ka Europianin".

"Atë vit kam shkuar shumë herë me mendje në Japoni, kam bërë të pamundurën dhe jam stërvitur edhe dhjetë orë radhazi në palestër. Kam humbur dhjetë kile dhe kam derdhur shumë lot. Por në fund ia dola. I uroj atij më të mirën e mundshme", ka thënë Baggio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat