Sarri e pranon: Më pengon që Messi ka më shumë Topa të Artë sesa Ronaldo

Futboll

Sarri e pranon: Më pengon që Messi ka më shumë Topa të Artë sesa Ronaldo

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:02
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se atij i pengon fakti që kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka më shumë Topa të Artë të fituar në karrierë sesa ylli i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Me Messin në krye të Barcelonës dhe me Ronaldon në krye të Real Madridit nga viti 2009 deri më 2018, dy yjet e dominuan botën e futbollit dhe i fituan 11 nga 12 Topat e Artë të fundit – vetëm Luka Modric arriti ta thyejë këtë duopol në vitin 2018.

Pas katër vjetëve pa këtë çmim, Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë këtë vit – duke e lënë prapa lër një Ronaldon, i cili e ka fituar këtë çmim pesë herë në karrierë.

Mirëpo, Sarri e ka cilësuar këtë fakt bezdisës dhe ka thënë se do të tentojë t’i ndihmojë Ronaldos ta barazojë sërish rekordin e Messit për Topa të Artë.

“Do të më pëlqente ta ndihmoj Cristianon ta fitojë Topin e Artë për herë të gjashtë”, ka thënë Sarri, në një konferencë për media.

“Është me të vërtetë bezdisëse kur e mendon që dikush ka fituar më shumë Topa të Artë sesa ai”.

“Unë mendoj për të dhe mendoj se si mund t’i ndihmoj atij. Është qëllimi dhe i skuadrës t’i ndihmojnë, pasi që kjo është e drejtë për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat