Kjo është e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Futboll

Kjo është e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:26
Kjo është e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Ky sezon që është duke u zhvilluar nuk ka qenë më i miri për Xherdan Shaqirin me skuadrën e Liverpoolit.

Tash e një kohë Shaqiri është lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra angleze.

Ishte Roma që kishte interes për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Liverpooli do të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të futbollistëve të tyre këtë afat, e gjithashtu edhe për Xherdanin.

Sipas “Mirror” klubi ia ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur skuadrën e tij të parë që ka tani deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon një rrugë të sigurt drejt trofeut të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat