Shaqiri në Milan, reagime të habitshme të tifozëve kuqezinj

Futboll

Shaqiri në Milan, reagime të habitshme të tifozëve kuqezinj

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:14
Shaqiri në Milan, reagime të habitshme të tifozëve kuqezinj

Ky sezon që është duke u zhvilluar nuk ka qenë më i miri për Xherdan Shaqirin me skuadrën e Liverpoolit.

Tash e një kohë Shaqiri është lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra angleze.

Por Liverpooli me në krye trajnerin Jurgen Klopp do të refuzojnë çdo ofertë që vjen në drejtim të futbollistëve të tyre këtë afat, e gjithashtu edhe për Xherdanin.

Sipas “Mirror” klubi ia ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pak para se të mirret ky vendim, “Calciomercato” kishte spekuluar për një transferim të Shaiqirt në skuadrën e Milanit.

Kjo ka ngjallur reagime dhe te tifozët e Milanit, të cilët në rrjetet sociale i kanë komentuar këto zëra.

“Dhjetë herë më i mirë se Suso”, ka shkruar një tifoz në “Twitter.

 “Do të ishte një transferim ‘mendjehollë’ në rast se ndodhë”.

 “Merreni atë me dy duart”.

“E di se kjo nuk do të ndodhë, por Shaqiri është gjëja perfekte për të cilën ne kemi nevojë”, ishin reagimet e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat