Pronari i Chelsea, Roman Abramovich ka gjetur zëvendësuesin e Willian.
Braziliani ende nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me klubin nga Londra, kontratë e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Kjo ka shtyer drejtuesit e klubit që të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit.
Abramovish është i vendosur që nesë willian nuk vazhdon kontratën me “Blutë e Londrës” ta sjellë në skuadër yllin anglez të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Sancho tash e një kohë të gjatë është i lidhur ngushte me një largim nga Dortmund, ku shumë skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e lojtarit anglez.