Trajneri i Milanit, i mahnitur nga Ibra: E pabesueshme sa shumë punon

Futboll

Trajneri i Milanit, i mahnitur nga Ibra: E pabesueshme sa shumë punon

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se transferimi i Zlatan Ibrahimovicit ka qenë shumë i rëndësishëm për klubin italian, përderisa ka shtuar se është i befasuar nga puna e madhe që e bën sulmuesi suedez.

Zlatan Ibrahimovici është kthyer në Milan për herë të dytë te kuqezinjtë – me të cilët e kishte fituar titullin e Serisë A në sezonin 2010/11 – pasi iu përfundua kontrata në SHBA me LA Galaxy.

Ylli 38-vjeçar ka pasur ndikim të menjëhershëm në skuadrën e Milanit, duke shënuar në fitoren me rezultat 2:0 kundër Genoas në Serie A javën e kaluar, në atë që ishte vetëm paraqitja e tij e dytë për Milanin.

Ibrahimovici u la pastaj në stol për fitoren 3:0 të Milanit kundër SPAL-it në Kupën e Italisë të mërkurën. Ndërsa, para ndeshjes të së dielës kundër Udineses, Pioli e lavdëroi sulmuesin veteran.

“Transferimi i Ibrahimovicit ka qenë shumë i rëndësishëm. Pa asnjë dyshim, ai ka pasur shumë rëndësi te ne në aspektin e asaj që e bën çdo ditë në stërvitje, për atë që e bëri kundër Cagliarit dhe për atë që do të vazhdojë ta bëjë”, ka thënë Pioli.

“Ibrahimovici do të përmirësohet duke na dhënë neve edhe më shumë kënaqësi. Ai është një profesionist i vërtetë dhe është shumë i motivuar për gjërat që i bën. Është e pabesueshme ta shohësh një kampion të mrekullueshëm si ai duke punuar aq shumë. Kjo ka rëndësi për klubet me lojtarë të rinj si ne”.

“Pas ndeshjes kundër Cagliarit, ai u tha të gjithëve të punojnë shumë dhe me pasion, në mënyrë që ne të shpërblehemi më vonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat