Mustafi u përgjigjet kritikave nga tifozët e Arsenalit

Futboll

Mustafi u përgjigjet kritikave nga tifozët e Arsenalit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:48
Shkodran Mustafi

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar shkaku i kritikave të bëra nga tifozët e klubit londinez nëpër rrjete sociale dhe shkaku i formës së tij të dobët gjatë kohës së fundit.

Kur Arsenali e kishte blerë Shkodran Mustafin nga Valencia, verën e vitit 2016, tifozët e klubit londinez kishin qenë të emocionuar, pasi që gjermani me origjinë shqiptare e kishte fituar statusin si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë.

Megjithatë, që kur është transferuar në Emirates, forma dhe vetëbesimi i Mustafit kanë marrë tatëpjetën. Vetë Mustafi tani ka folur për faqen zyrtare të Arsenalit për të treguar se si është ballafaquar me kritikat që i ka marrë në rrjetet sociale.

“Është e vështirë t’i përballosh rrjetet sociale edhe kur gjërat po shkojnë mirë. Por, kur gjërat nuk po funksionojnë siç duhet, atëherë bëhet edhe më e vështirë”, ka thënë Mustafi.

“Kur gjërat s’po shkojnë mirë, natyrisht që ty s’të pëlqen ajo që e lexon. Nuk pajtohesh me shumë komente, kështu që kjo e vështirëson punën. Është shumë më e lehtë kur gjithçka është në rregull sepse ti i lexon komentet që s’të pëlqejnë, por pastaj duhet të shkosh të luash dhe ato komentet të mbeten në mendje”.

“Unë tentoj t’i bllokojë këto gjëra pak. Nuk isha aq aktiv në rrjete sociale de nuk i lexoja komentet, nuk shqetësohesha për rrjetet sociale, unë thjesht doja të kthehesha në fushë dhe ta jepja maksimumin nga vetja sepse e dija që për momentin s’po luaja siç doja”.

 Ndërkohë, në konferencën e fundit për media, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, s’e ka përjashtuar mundësinë që Mustafi të shitet qysh këtë muaj, mes spekulimeve për një transferim në Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat