Muriqi largohet apo jo nga Fenerbahce

Futboll

Muriqi largohet apo jo nga Fenerbahce

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:55
Muriqi largohet apo jo nga Fenerbahce

Mediet në Turqi raportojnë se presidenti Ali Koq ka vendosur që ta mbajë sulmuesin kosovar të paktën deri në verë, duke qenë se ai llogaritet si një ndër faktorët kryesorë në arritjen e objektivit, titullit ë kampionit.

Vlera e Muriqit në treg aktualisht llogaritet rreth 20 milionë euro, ndërsa klubet e interesuara kryesisht janë nga Anglia, me Tottenhamin dhe Burnley-n që kanë shfaqur interesim më të madh.

25-vjeçari sivjet ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në kampionat dhe ka 3 asistime. Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për Muriqin, në 40 ndeshje për Kosovën dhe klubet ku luajti, realizoi 27 gola dhe 10 asiste.

Për kontributin e madh në Kombëtaren e Kosovës si dhe për arritjet personale gjatë vitit të kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës e shpërbleu me çmimin Futbollisti i Vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat