Merkato e janarit duket të jetë vendimtare edhe për karrierën e Myrto Uzunit.
Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit përgjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ky futbollist është gati për të bërë hapin e madh.
Mësohet nga burime të sigurta se Uzuni kërkohet nga një ekip i La Ligas.
Gjithçka pritet të qartësohet dhe mësohet më shumë në javën e ardhshme se për cilën skuadër bëhet fjalë. Pikërisht në atë kampionat nga kërkohet edhe Odise Roshi.