Tjetër largim nga Real Madridi

Futboll

Tjetër largim nga Real Madridi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:35
Andriy Lunin

Portieri i talentuar i Real Madridit, Andriy Lunin, është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë spanjolle, Real Oviedo.

20- vjeçari, i cili u ble nga Los Blancos në vitin 2008 ka qenë më parë i huazuar te Leganesi dhe Valladolidi, por nuk ka gjetur hapësirën e nevojshme.

Ai gjatë dy viteve të fundit ka bërë vetëm 5 paraqitje në ndeshje zyrtare. Ukrainasi tashmë do të provojë veten te skuadra e Oviedos ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat