Ja sa para u grumbulluan nga ndeshja bamirëse në ‘Air Albania’

Futboll

Ja sa para u grumbulluan nga ndeshja bamirëse në ‘Air Albania’

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:24
‘Air Albania’

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë komunikon se ka përfunduar proçesin e arkëtimit të kontributeve financiare për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja bën me dije se shuma përfundimtarë e arkëtuar është 5.591.775 lekë të reja, të cilat do të bëhen transparente për publikun.

Këto para do të ndihmojnë në rikonstruksionin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Nëpërmjet turneut të bamirësisë të organizuar në 10 janar në “Air Albania” ku u përballën veteranët e Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë u grumbulluan një sasi monetare për familjet e prekura nga tërmeti më i fuqishëm në gati 40 vite në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat