Varane zbulon sekretin si ndalet Messi

Futboll

Varane zbulon sekretin si ndalet Messi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:40
Varane dhe Messi

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është hapur në lidhje me vështirësinë për ta ruajtur Lionel Messin, duke rrëfyer se i duhet më shumë se një lojtar për të mbajtur të qetë argjentinasin.

Varane ka qenë një nga lojtarët kryesor në Bernabeu për gati një dekadë që kur u transferua nga Lens në vitin 2011, duke ngritur katër Ligë të Kampionëve dhe dy tituj të Ligës gjatë qëndrimit të tij.

Por ai dhe Sergio Ramos kanë vuajtur nga këmbët e Messit ndër vite.

“Ju nuk mund të mbroheni siç bëni me të tjerët dhe kjo kërkon punë në ekip. Ju nuk mund ta lini atë vet”, tha mbrojtësi kur u pyet për Messin.

“Të jesh mbrojtës i Real Madrid do të thotë të jesh në gjendje të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat