Befason Barcelona, një hap larg Robben-it japonez

Futboll

Befason Barcelona, një hap larg Robben-it japonez

Më: 17 janar 2020 Në ora: 08:26
Jun Nuishikawa

Barcelona  po përgatit një goditje për të ardhmen.

Jun Nuishikawa, mesfushori 17-vjeçar i Cerezo Osaka, duket se është vetëm një hap larg transferimit te katalanasit.

Sipas Mundo Deportivo-s, ylli i ri i kombëtares së Japonisë krahasohet me holandezin Robben, për nga mënyra si lëviz dhe pozicioni që mbulon.  

Ideja e Barçës është që ta mbyllë operacionin sapo Nishikawa të mbushë 18 vjeç. Ta blejë në shkurt dhe ta marrë në Spanjë verën e ardhshme.

Pas Ansu Fati, prodhim i cantera-s, një tjetër talent i ri është gati të zbarkojë në Katalonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat