Gabriel Martinelli, lojtari i Arsenal-it, është një talent absolut.
Në moshën 18 vjeç ka bërë për vete Topçinjtë dhe shpreson të sigurojë shumë shpejt një vend në kombëtare. Po cilën? Ai, brazilian me pasaportë italiane, mund të zgjedhë mes Seleçaos dhe Axurrëve.
Në një intervistë të dhënë për DAZN Brazil, Martinelli nuk e ka fshehur ëndrrën e tij, por ka lënë derën hapur edhe për mundësi të tjera.
"Unë jam brazilian dhe ëndrra ime, natyrisht, është të luaj me Brazilin. Megjithatë, mund të luaj edhe me Italinë dhe asgjë nuk është përcaktuar akoma. Nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Brazili", ka thënë ylli i Arsenal-it.
Mancini është i paralajmëruar dhe nëse do të kishte nevojë për një sulmues...