Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse ylli i City-t s'mund të dëmtohet

Futboll

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse ylli i City-t s'mund të dëmtohet

Më: 17 janar 2020 Në ora: 08:30
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë se Riyad Mahrez nuk mund të dëmtohet sepse këmbët e tij "nuk kanë muskuj".

Spanjolli i ka thurur elozhe formës së algjerianit, i cili ka realizuar shtatë gola në 18 ndeshje të luajtura në Premier League në këtë sezon.

Pep e ka shpjeguar me këto fjalë formën e mirë të 28-vjeçarit: "Ndryshimi me sezonin e kaluar është se në këtë sezon ai ka luajtur më shumë minuta, sepse trajneri ka qenë më i mirë me të".

"Ka luajtur në nivele të larta edhe sezonin e kaluar. Adhuron të luajë futboll. I shikoni këmbët e tija, është e pamundur që të dëmtohet sepse nuk ka muskuj", ka vazhduar Pep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat