Zbulohen mesazhet mes Bonuccit dhe ultrasit të Juventusit pas kthimit nga Milani

Futboll

Zbulohen mesazhet mes Bonuccit dhe ultrasit të Juventusit pas kthimit nga Milani

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:48
Leonardo Bonucci

Pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus, Leonardo Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve për të tentuar ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët. Tani janë publikuar mesazhet mes atyre dyve.

Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus.

Megjithatë, disa tifozë të Juventusit nuk e falën menjëherë Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.  Për këtë arsye, policia i kishte marrë mesazhet mes Bonuccit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident.

“Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që ta sqaroj se di shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonucci liderit të grupit të tifozëve Viking, Fabio Trinchero.

“Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur Trinchero.

Sipas hetimeve të policisë, Bonucci më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar.

“Ai ë tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si arsyetim për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”.

Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të Corriere dello Sport, në telefonin e Bonuccit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzagli, Claudio Marchisio dhe Federico Bernardeschi pas kthimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat