Çfarë shkruan gazeta zvicerane për lojtarin e Kosovës?

Futboll

Çfarë shkruan gazeta zvicerane për lojtarin e Kosovës?

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:51
Çfarë shkruan gazeta zvicerane për lojtarin e Kosovës?

Paraqitjet fantastike kohët e fundit nga futbollisti Edon Zhegrova nuk kanë kaluar pa u komentuar nga gazeta e famshme zvicerane Blick.

Kjo gazetë ka publikuar një artikull të veçantë për yllin kosovar të Baselit, Edon Zhegrovën, të cilin e ka quajtur lojtarin më spektakolar në fazën e sulmit në Zvicër.

Në fazën e sulmit, ai është lojtari më i paparashikueshëm dhe spektakolar në Superligë. Tifozëve u pëlqen kjo, shkruan Blick.

Problemi i tij: në fazën e mbrojtjes, shqiptari nga Kosova shpeshherë është i pakujdesshëm, i rrezikon kolegët e tij në mbrojtje me veprime të pakujdesshme ose harron plotësisht të kontribuojë në mbrojtje.

Zhegrova duket se dalëngadalë po mësohet me taktikat e trajnerit Marcel Koller dhe tani e ka gjetur një vend në ekipin e Baselit.

Edhe pse Zhegrova ka lindur në Herford të Gjermanisë, ai s’e di gjuhën gjermane.

Familja e tij ishte kthyer në Prishtinë pas luftës, kur Edoni kishte qenë vetëm dyvjeçar.

Kur ai nënshkroi kontratë trevjeçare me Genkun në verën e vitit 2017, nëna e tij, Sanije, dhe babai i tij, Lulzim, u shpërngulën në Hasselt të Belgjikës.

Ndërkohë, familja Zhegrova tani pothuajse jeton në Bazel, pasi që prindërit e vizitojnë shpesh futbollistin. Ata madje udhëtuan edhe në kampin stërvitor në Spanjë. “Na pëlqen këtu. Është një gjë e mirë për të që prindërit e vizitojnë kaq shpesh”, thotë nëna e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat